Një avion bën ulje të detyruar në Rinas

Autori:Avdyl Pajaziti

Një avion ka bërë ulje të detyruar në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, Tiranë.

Paraprakisht mësohet se avioni u ngrit për herë të parë në orën 07:00 dhe u kthye sërish. Ai tentoi edhe një herë ngritjen por nuk funksionoi.

Me destinacion Firencen (Itali), avioni ndodhet ende në aeroportin Rinasit, ndërsa bëhet me dije se shkak i uljes së detyruar është bërë një defekt në mjetin fluturues.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nje-avion-ben-ulje-te-detyruar-ne-rinas/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala