Një 32 vjeçar humb jetën në Ferizaj

Një 32 vjeçar e ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Dardani të Ferizajt
Policia njofton se në aksidentin që ndodhi në rrugën Ferizaj-Gjilan ishin të përfshirë një veturë e tipit Fiat dhe një motoçiklete ku për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit me inicialet H.H ka marrë lëndime vdekjeprurëse.
Raportohet se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar i emergjencës së Ferizajt.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes ka qenë prezent Prokurori i shtetit, ku me urdhëresë të tij, i dyshuari N.A është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e mjekësisë ligjore.