NISMA-s për Kosovën në Ferizaj shënon një vjetorin  

Autori:Zekirja Shabani

Kryetari i degës së NISMA-s në Ferizaj, Valon Ramadani, ka pritur të premten në këtë qytet kryetarin e Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqin, kryetarin e NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, sekretarin e NISMA-s, Bilall Sherifin dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së NISMA-s, me rastin e një vjetorit të themelimit të kësaj partie në këtë qytet.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, në këtë takim ka kërkuar nga secili qytetar i Ferizajt, të cilët nuk pranojnë të i nënshtrohen vullnetshëm asnjë sundimi të qeveritarëve apo liderëve politik, ti bashkohen NISMA-s për Kosovën, e cila që nga fillimi është për ndryshime pozitive në Kosovë.

Ndërkaq, kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka folur për situatën politike në vend e për gjendjen e rëndë ekonomike, ku tha se është një frikë e madhe tek investitorët ndërkombëtar, e më e keqja edhe biznesët vendore janë duke shikuar mundësi për të vepruar jashtë Kosovës, sepse të bërit biznes në Kosovë tashmë është bërë një gjë e vështirë.

“Kemi një dështimin thuajse në të gjitha fushat, të institucioneve të Kosovës, drejtësia është para një kolapsi të vërtetë, arsimi dhe shëndetësia pa ndonjë perspektivë, pra kemi një katrahurë gjithandej, gjë kjo e cila ka ndikuar dhe po ndikon në ikjet e qytetarëve nga vendlindja e tyre, në kërkim të një jete më të mirë për të ardhmen”, ka thënë Limaj.

E kryetari I kësj dege në Ferizaj, Valon Ramadani ka thënë se dega e NISMA-s për Kosovën në Ferizaj, po punon në forcimin dhe konsolidimin e strukturave të saj dhe është e gatshme për sfidat që do të ketë vendi.

Sipas tij, NISMA është fokusuar në forcimin e strukturave, për të vetmin qëllim, që të jemi një zë i fuqishëm në qytetin e Ferizajt, dhe të mbrojmë interesat e çdo qytetari në këtë komunë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nisma-s-per-kosoven-ne-ferizaj-shenon-nje-vjetorin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala