NISMA: PDK e kercënoi këshilltarin Telaku

Autori:Zekirja Shabani

NISMA për Kosovën përmes një komunikate për media pretendojë se u është kërcuar me vdekje një nga anëtarët më të ri në Malishevë, Veton Telaku. Sipas tyre këto kërcënime po vinë nga PDK’ja.

Në një komunikatë të lëshuar nga dega e NISMA’s në Malishevë, thuhet se Telakut, në diten kur braktisi PDK’në dhe iu bashkua subjektit të Fatmir Limajt, i është lënë një letër dhe lule mbi tavolinë, që sipas tyre është shenjë kërcënimi ndaj tij.

NISMA e kanë dënuar këtë akt kërcënues që e quajnë primitiv.

Lexoni të plotë reagimin e NISMA për Kosovën – Dega në Malishevë:

SKANDAL: Partia Demokratike e Kosovës- dega në Malishevë kërcënon me lule dhe mbishkrim në tavolinë ish këshillëtarin e saj.

Ditë më parë, konkretisht me dt; 03.07.2015, në mënyrë të lirë e vullnetare, z.Veton Telaku, iu bashkangjit radhëve të Nismës , në vend që të urohet dhe falenderohet për kontributin e dhënë, sot ish partia e tij ( Partia Demokratike e Kosovës), në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal në Malishevë e paralajmrojë, duke i vënë lule në tavolinën e tij, dhe një letër me njëmbishkrim në shenjë kujtimi ( kërcnimi).

Kjo është përtejë një skandali, kjo është një kërcënim, duke pasur parasysh kryqëzimin qëi’u bë ish anëtarit të kryesisë së PDK-së dhe njëherit edhe anëtar i Kuvendit Komunal në Malishevë, i cili kontribuoi vite të tëra, nëngritjen dhe fuqizimin e PDK-së, po ashtu z.Telaku njihet edhe për kontributin e dhënë nëfushën e arsimit, kulturës dhe sportit me vite nëkomunën tonë.

Ky veprim kërcënus e primitiv na bënë tëgjithëve të ndihemi keq e veçmas elektorati i PDK-së duhet të shqetësohet dhe të jetëvigjilent, sepse çdo veprim i juaji do i’u kryqëzojë kësisoji, ndoshta jo vetëm me veprime të tilla, por edhe me veprime tjera më të ulëta nga ky subjekt politik, nëse ju guxoni tëmendoni e veproni ndryshe nga shefat dhe Partia

Prandaj, ky veprim qyqarë, brenda këtij subjekti, çdo ditë e më shumë e vërteton se luftapër pushtet nga disa individë është kuptuar jo drejt dhe jo përmes metodave demokratike e të lira, të tillët janë në gjendje të bëjnë edhe veprime të ulëta, të verbëta dhe primitive.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nisma-pdk-e-kercenoi-keshilltarin-telaku/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala