NISMA me udhëheqës të ri në Ferizaj

Autori:Zekirja Shabani

Valon Ramadani është zgjedhur kryetari i ri i degës së NISMA për Kosovën në Ferizaj. Pas dorëheqjes së Imri Ilazit dhe thuajse shuarjes së kësaj dege në Ferizaj, kryesia e kësaj partie ka zgjedhur Ramadanin që të drejtoj NISMA-n në këtë qytet.

“Anëtarët e Kryesisë së NISMA për Kosovën – Dega në Ferizaj, me anë të këtij vendimi ju bëjnë me dije të gjithë të interesuarve faktin, se ata unanimisht e aprovojnë dorëheqjen e ish Kryetarit i NISMA për Kosovën Dega në Ferizaj, Z. Imri Ilazi, më datë 11.01.2015, por jo edhe vendimin me të cilin ai pa vullnetin e shumicës vendosi ta shkëputë aktivitetin e përbashkët politik nga NISMA për Kosovën, duke insistuar kështu që ta shndërron , Degën e NISMA për Kosovën në Ferizaj në një iniciativë qytetare të pavarur për Ferizaj”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Anëtarët e Kryesisë së NISMA për Kosovën – Dega në Ferizaj, me anë të këtij vendimi ju bëjnë me dije se kryetar i NISMA për Kosovën – Dega në Ferizaj, me 16 vota pro dhe një abstenim nga anëtarët e kësaj Kryesie u zgjodh Valon Ramadani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nisma-me-udheheqes-te-ri-ne-ferizaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala