Nisma me emër të ri

I kontaktuar nga Indeksonline, anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Endrit Shala ka mohuar se është marrë vendim që kjo partie ta ndërroi emrin, duke shtuar se atë që e ka thënë kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi është keqkuptuar.
Sipas tij, bëhet fjalë për orientim programor të Nismës si ideologji Social-Demokrate. Shala tutje ka thënë se emrin e këtij subjekti politik mund ta ndryshoi vetëm Kongresi i Përgjithshëm që pritet të mbahet në fund të këtij viti.
“Sonte për herë të parë do të ndryshojmë diçka nga emri i saj. Ne edhe më herët kemi thënë që e Nisma për Kosovën është subjekt politik i orientimit të majtë dhe sot do ta quajmë Nisma Social Demokrate e Kosovës”, kështu ka thënë Jakup Krasniqi. /Indeksonline/