Nisma-Isës: “Ishit shumë të dobët në bisedime”

Autori:Avdyl Pajaziti

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me shqyrtimin e projektligjeve. Ndërkohë, Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën ka akuzuar kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin për mos transparencë sa i përket bisedimeve në Bruksel.

Ajo iu drejtua kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi për marrëveshjet në Bruksel, duke thënë se është koha të ‘kfillen’ ose të largohen.

“Kujt duhet t’i besojnë nëse ju i ikni kamerave. Pse askush nuk po e pranon që si delegacion ishit shumë të dobët dhe se e keni obligim të na tregoni se për çka keni biseduar”, tha Bajrami.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nisma-ises-ishit-shume-te-dobet-ne-bisedime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala