Nisma i përgjigjet i ambasadorit Delawie me një fjalim të Barack Obamas (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delwie se dhuna duhet të ndalet dhe të deputetët të vendosin nëse e duan Kosovën vend demokratike apo ajo, ka reaguar Nisma për Kosovën.

Në reagimin e postuar në Facebook, Nisma i është përgjigjur ambasadorit amerikan me një video të presidentin Barack Obama ku ai flet para qytetarëve amerikanë për politikat e qeveritarëve që mund të jenë në kundërshtim me interesat e shtetit.

“Mesazhi i presidentit të SHBA-së, Barak Obama se cila duhet të jetë përgjigja e qytetarëve amerikan kur vendimet apo politikat e qeveritarëve janë në kundërshtim me interesat e shtetit”, shkruan Nisma.

Fjalimi i plotë i Obamës:

Sigurisht dhe pikërisht për arsye se Amerika nuk është e përsosur, pikërisht dhe sepse idealet tona vazhdimisht kërkojnë edhe më shumë nga ne, PATRIOTIZMI kurrë nuk mund të përkufizohet si besnikëri ndaj ndonjë udhëheqësi të caktuar, apo ndaj qeverisë, apo ndaj politikave të tyre.
Mark Tëain, satiristi (kritiku) më i madh amerikan, biri krenar i Misurit, dikur shkroi: ” PATRIOTIZËM është kur ju e mbështetni vendin tuaj gjatë gjithë kohës, kurse qeverinë tuaj vetëm atëherë kur ajo e meriton .”
Ky është PATRIOTIZËM!
Ky është PATRIOTIZËM!
Tashmë, ne mund të shpresojmë se liderët tanë dhe qeveria jonë do të ngritën për idealet tona, do ngritën për atë që është e drejtë, ka shumë raste në historinë tonë kur kjo gjë edhe ka ndodh.
Por, kur ligjet tona, kur udhëheqësit tanë ose kur qeveria jonë, janë jashtë apo në kundërshtim me idealet tona, atëherë mospajtimi i qytetarëve amerikan mund të shfaqet duke shprehur në mënyrën më besnike të patriotizmit nga ana e tyre.

Video ketu

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nisma-i-pergjigjet-i-ambasadorit-delawie-me-nje-fjalim-te-barack-obamas-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala