Nisma: Dënimi i Çoçajt është minimal në raport me dëmet që shkaktojë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nisma për Kosovën-dega Prizren ka inkurajuar organet e drejtësisë që të vazhdojnë me arrestime tjera në komunën e Prizrenit. Ky subjekt politik konsideron se abuzimi me sistemin e arsimit në këtë komunë nuk është lehtë për t’u rikuperuar dhe se dënimi i drejtorit Çoqaj dhe të tjerëve, është minimale në raport me dëmet e shkaktuara.

Sipas Nismës, sjelljet abuzive, nepotizmi, shkelje ligji dhe shumë fenomene të ndryshme negative, lëre më që kurrë nuk u penguan, por ato janë akoma evidente dhe si të tilla po lëshojnë rrënjë çdo ditë e më shumë në Komunën e Prizrenit.

“Aq larg pat shkuar Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren , Nexhat Çoçaj me veprimet e tij, ku përveç abuzimeve dhe keqpërdorimeve me të gjallët, abuzoj edhe me gjakun e dëshmorëve. Këta njerëz të tipit Çoqjan, gjatë qeverisjes së tyre dëshmuan se nuk din t’i trajtojnë as të gjallët e as të vdekurit, duke injoruar dëshmorët dhe duke ua vrarë shpresën edhe të gjallëve”, thuhet në komunikatën e Nismës.

“Një pushtet me një kryetar dhe shumë drejtor të dënuar për shumë vepra penale, dëshmon më së miri se sa trishtueshme është situata në komunën e Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nisma-denimi-i-cocajt-eshte-minimal-ne-raport-me-demet-qe-shkaktoje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala