Nisin përgatitjet për ristrukturimin e “Trepçës”

Autori:Avdyl Pajaziti

Një grup punues ndërinstitucional ka nisur punën në shqyrtimin e modelit për ristrukturimin e “Trepçës”, me ç’rast do të bëhet edhe regjistrimi dhe vlerësimi i të gjitha aseteve, vlerësimi i rezervave minerare të këtij gjiganti metalurgjik.

Grupi punues, ku janë të përfshirë përfaqësues nga Zyra e kryeministrit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Mjedisit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia Kosovare e Privatizimit, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fakulteti i Gjeo-shkencave, përfaqësuesit nga “Trepça”, nga Agjencia Pyjore e Kosovës, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ekspertë të pavarur, ka për detyrë t’i propozojë Qeverisë Planin e Veprimit për hapat lidhur me procesin e zhvillimit të sektorit minerar në Republikën e Kosovës, shkruan Zëri.

Dukagjin Shala, udhëheqës i Departamentit të Minierave në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se Ministria është angazhuar dhe ka filluar përgatitjen dhe shqyrtimin e mundësive lidhur me hapat e veprimit në sektorin minerar në përgjithësi dhe të “Trepçës” në veçanti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nisin-pergatitjet-per-ristrukturimin-e-trepces/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala