Nisin përgatitjet për investimet në ndërtimin e impiantit për zvogëlimin e NOX-it në TC Kosova B

Autori:Gazeta Fjala

Korporata Energjetike e Kosovës, në vazhdën e investimeve në fushën ambientale pritet të nis një prej projekteve të rëndësishme, atë të ndërtimit të impiantit, i cili do të shërbej si masë sekondare për zvogëlimin e NOX-it nga kaldajat e njësive B1 dhe B2 të Termocentralit Kosova B dhe vlera e ndotjes pritet të jetë brenda standardeve dhe direktivave të lejuara të Bashkimit Evropian.

Ky projekt është mbështetur nga fondet e BE-së dhe do të ketë rëndësi të madhe për mjedisin dhe banorët.

Bazuar në planin e parashikuar për investime, me përfundimin e këtij projekti niveli i ndotjes do të bie dukshëm.

“Për zvogëlimin e ndotjes së ambientit, gjegjësisht zvogëlimin e emetimit të NOX-it nga Termocentrali Kosova B, parashihet të merren dy lloj masash; masat primare dhe masat sekondare. Me masat primare parashihet që me ndihmën e prurjes së ajrit përmes kanaleve UFO të bëhet oksidimi i prezencës së azotit në procesin e djegies në kaldaja të Termocentralit Kosova B, ku vlera e NOX-it që tani sillet prej 500 deri në 600 mg/Nm3 (miligram për metër kub), tentohen të zvogëlohen nën 250 mg/Nm3. Kurse, përmes këtij impianti, i cili përdor urean në gjendje të lëngët në formë të injektimit, tentohet të zvogëlohet NOX-i prej 250 nën 200 mg/Nm3”, ka thënë Jonuz Saraçi, u.d. i drejtorit ekzekutiv të TC Kosova B.

Për këtë qëllim, KEK-u do të organizoj një debat me qytetarë.

“Korporata Energjetike e Kosovës, gjegjësisht Termocentrali Kosova B me datë 22.06 do të organizoj një debat publik për të diskutuar raportin e vlerësimit mjedisor të këtij impianti, kështu që i ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë masovikisht për të dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim”, ka thënë tutje u.d. i drejtorit ekzekutiv të TC Kosova B, Jonuz Saraçi.

Me përfundimin e këtij impianti dhe investimeve të tjera që pritet të konkretizohen në tri vitet e ardhshme, do të mundësohet funksionimi i Termocentralit Kosova B edhe për 20 vite të tjera, duke respektuar standardet më të larta të BE-së.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

Join Zoom Meeting

https://us04web.zoom.us/j/3551128793…

Meeting ID: 355 112 8793

Passcode: 6q1it2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nisin-pergatitjet-per-investimet-ne-ndertimin-e-impiantit-per-zvogelimin-e-nox-it-ne-tc-kosova-b/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala