Nisin hetimet ndaj të fuqishmëve të Prizrenit

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokuroria e Prizrenit është aktivizuar pas publikimit nga Gazeta Jeta në Kosovë të hulumtimit “Prizreni i Sunduar nga të Fuqishmit e Hotelierisë”. Sylë Hoxha, kryeprokuror në Prizren, ka urdhëruar intervistimin në cilësinë e të dyshuarve të pronarëve të hoteleve dhe zyrtarëve komunalë.

Sylë Hoxha kryeprokur i Prokurorisë Themelore në Prizren ka konfirmuar se ka autorizuar Njësinë policore për Hetimin e Krimeve Ekonomike për të hetuar çështjet e ngritura në hulumtimin “Prizreni i Sunduar nga të Fuqishmit e Hotelierisë”, të publikuar nga Gazeta Jeta në Kosovë.

Artikulli i publikuar më 22 tetor të këtij viti tregonte për biznesmenë të fuqishëm nga Prizreni kanë ndërtuar në Qendrën Historike duke shpërfillur autoritetet lokale.

Hoxha, në shkresën drejtuar autoriteteve policore, ka shënuar se artikulli i publikuar jep informacionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se pronarët e hoteleve “Kaqinari”, “Centrum”, “Shadërvani” dhe “Classic”, kanë kryer vepren penale-punimet ndërtimore të kundërligjshme.

Po ashtu Hoxha ka shënuar se po ashtu edhe zyrtarët e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren dyshohet se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Të intervistohen në cilësi të të dyshuarve, pronarët e: Hotel ‘Kaqinari’, Hotel ‘Centrum’, Hotel ‘Shadërvani’ , Hotel ‘Classic’ dhe zyrtarët e Drejtorisë së urbanizmit dhe Drejtorisë së inspektoratit në Prizren,” thuhet në shkresën e kryeprokurorit Hoxha drejtuar Policisë së Kosovës, përkatësisht njësisë në Prizren.

Në shkresën e Hoxhës nuk përmenden pozitat dhe emrat e përgjegjësve komunalë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nisin-hetimet-ndaj-te-fuqishmeve-te-prizrenit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala