Nisin hetimet ndaj katër fajdexhinjve në Prizren

Autori:Gazeta Fjala

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve, K.D., A. D., G. Sh., dhe K. B., se kanë kryer veprat penale të fajdesë, detyrimit, detyrimit në bashkëkryerje dhe fajdesë në ndihmesë, të gjithë nga komuna e Prizrenit.

Prokuroria ka filluar hetimet kundër të pandehurit, K.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të fajdesë nga neni 343 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KP-së.

Ndërkaq, i pandehuri A. D., dyshohet se ka kryer veprën penale të detyrimit nga neni 340 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KP-së.

I pandehuri G. Sh., dyshohet se ka kryer veprën e detyrimit në bashkëkryerje nga neni 340 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KP-së.

Ndërsa, i pandehuri K. B., dyshohet se ka kryer veprën penale të fajdesë në ndihmesë nga neni 343 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KP-së e lidhur me nenin 33 të KP-së konform dispozitës së nenit 104 paragrafi 1 të KPP-së.

Në bazë të dispozitës së nenit 164 paragrafi 7, nenit 165 paragrafi 2 të KPP-së, prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë tek gjyqtari i procedurës paraprake, në Gjykatën Themelore, Departamentin e Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit për të lartcekurit.

Po ashtu, Prokuroria e Prizrenit – Departamenti për Krime të Rënda, ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurit, S.B., nga komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psiko-trope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 1 të KP.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nisin-hetimet-ndaj-kater-fajdexhinjve-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala