Nisin bisedimet në Bruksel, Mogerini takon delegacionin kosovar

Zëdhënësja e Federica Mogerinit, Maja Kocijancic ka njoftuar se kanë filluar takimet mes përfaqësuese së lartë të BE’së , Federica Mogerini dhe delegacioneve kosovare dhe serbe.
Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, fillimisht është takuar me delegacionin serb i prirë nga kryeministri Aleksander Vucic, kurse tani sapo ka filluar takimi me Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe delegacionin kosovar.
Pasi të përfundojë takimin me këtë fundit, të trija palët, Kosova, BE-ja dhe Serbia do të nisin bisedimet e përbashkëta në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ku do të flitet për katër temat, Telekomi, Asociaacioni i Komunave, Energjetika dhe “Parku i Paqes”, transmeton Express.