Nishani kundërshton projektligjin për burgosjen e gazetarëve

Autori:Gazeta Fjala

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka reaguar kundër projektligjit, i cili parasheh burgosjen e gazetarëve.

“Befasues për mua si qytetar i këtij vendi, por edhe si President i Republikës u shfaq projektligji i qeverisë që kërkon rikthimin e burgimit për gazetarët me pretendimin e luftës ndaj shpifjes. Personalisht një akt të tillë e shoh me preokupim dhe shqetësim. E gjykoj kufizim të lirisë së shprehjes dhe cenim të standardeve demokratike të arritura deri më tash me kontributin e të gjitha palëve politike në vend,” ka shkruar Nishani në profilin e tij në Facebook.

Nishani ka thënë se shpifja është një gjest i ulët porse “ burgosja e një gazetari është burgosje jo vetëm e fjalës, por e vetë lirisë, është goditje e sistemit demokratik, papajtueshmëri me të,” ka shkruar Nishani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nishani-kundershton-projektligjin-per-burgosjen-e-gazetareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala