Nisen për Haxh grupi i parë i besimtarëve musliman

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Ademi Jashari”, kanë udhëtuar për në Mekë të Arabisë Saudite grupi i parë i besimtarëve kosovarë, të cilët sivjet do ta kryejnë Haxhin në Mekë e Medinë.

Për t’i përcjellë ata, në Aeroport ishte edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili haxhinjve të ardhshëm u uroj udhëtim të lehtë dhe kryerjen e pranimin e Haxhit.

“Sivjet Haxhin pritet ta kryejnë 867 besimtarë kosovarë. Kryesia e BIK ka bërë përgatitjet e duhura për Haxhin. Me besimtarët tanë në vendet e shenjta do të jenë edhe 36 udhëheqës, si dhe ekipi mjekësor që do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të haxhinjëve. Shkuarja e besimtarëve tanë për në Mekë do të vazhdojë edhe sonte dhe nesër, kur pritet që të udhëtojnë të gjithë besimtarët tanë”, thuhet në një njoftim të Bashkësisë Islame të Kosovës. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nisen-per-haxh-grupi-i-pare-i-besimtareve-musliman/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala