Nisen kamionët me ndihma nga Kosova për Shqipëri

Nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, sot në pikën kufitare Vërmicë-Morinë, do të bëhet nisja e kontigjentit të dytë të ndihmave nga Kosova, kontribut i disa bizneseve vendore, ne drejtim te zonave te permbytura ne Levan, në Qarkun e Fierit.
Ndihma këtë herë konsiston në : 200 krerë bagëti, ushqime, veshmbathje, miell si dhe ushqim për kafshët.