Nisen autobusët nga Ferizaji, Suhareka dhe Klina (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Katër autobusë nga Klina, pesë nga Suhareka dhe 7 nga Ferizaj janë nisur drejt Prishtinës për të marrë pjesë në manifestimin e organizuar nga partitë opozitare.

Xhavit Zariqi, kryetar i degës së AAK-së në Ferizaj, tha për KALLXO.com se po nisen drejt Prishtinës “për të festuar dhe për të kundërshtuar” dy marrëveshjet e arritura me Serbinë e Malin e Zi.

Zariqi tha se nga Ferizaj, mbi 2 mijë veta do të marrin pjesë në manifestimin e sotëm.

Zariqi është edhe nënkryetar i komunës së Ferizajt, në koalicion me LDK-në.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nisen-autobuset-nga-ferizaji-suhareka-dhe-klina-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala