Nisë protesta tek “Zahir Pajaziti” (FOTO)

Ka nisur grumbullimi i protestuesve para sheshit “Zahir Pajaziti” në kryeqytet. Flamuj kombëtar e parulla që shpërfaqin kërkesat e protestës së thirrur nga partitë opozitare janë parë aty.
“Hajnat në burg, jo në Qeveri” e “Me hajna nuk ka shtet”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka rrethuar 5 pikat në të cilat do të ndalen protestuesit sot.