Nisë ndërtimi i autostradës energjetike Kosovë-Shqipëri

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, të martën do të vizitoj Kosovën. Ndërkaq është paraparë të mbahet mbledhja e parë e Komitetit Drejtues për themelimin e tregut të përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë.

Gjiknuri do të jetë në krye të një delegacioni në përbërje të të cilit do të jenë Kryetari i Entit Rregullator të Shqipërisë Petrit Ahmeti, administrtaori i OSHEE-së, Adrian Çela, administratori i OST-së, Engjell Zeqo dhe administratori i KESH-it, Agron Hetoja.

Delegacioni me në krye ministrin Gjiknuri do të pritet në takim nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci. Nën drejtimin e dy ministrave do të mbahet mbledhja e parë e Komitetit Drejtues për themelimin e tregut të përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë.

Sipas axhendës së Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë në Shqipëri, pas takimit të dy ministrave dhe mbledhjes së parë e Komitetit Drejtues për themelimin e tregut të përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë, në mesditë të dy ministrat do të vëjnë gurthemelin e Linjës 400 kw Kosovë-Shqipëri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nise-ndertimi-i-autostrades-energjetike-kosove-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala