Nis zbatimi i marrëveshjes , ja si mund të udhëtojnë kosovarët në Serbi

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga orët e para të mëngjesit, ka filluar zbatimi i marrëveshjes për sigurimet kufitare mes Kosovës e Serbisë.

Marrëveshja e arritur me 24 korrik, më në fund filloi së zbatuari sot, pas disa përpjekjeve që dështuan.

Tashmë automjetet nga Kosova mund të futen në Serbi me llojin e sigurimit “TPL plus”, i cili vlen edhe për shtetet tjera të rajonit, transmeton lajmi.net.

Siç raporton Tanjug në pikë-kalimin kufitar të Jarinjes, mbrëmë ka filluar së funksionuari byroja kosovare e sigurimeve.

Sigurimi TPL plus do të kushtojë 40 euro për një vit. Sipas kësaj marrëveshje, automjetet me tabela RKS do të mund të udhëtojnë në Serbi, por vetëm duke i zëvendësuar ato me tabela Prova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nis-zbatimi-i-marreveshjes-ja-si-mund-te-udhetojne-kosovaret-ne-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala