Nis takimi Mustafa – Mogherini

Shefja për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, sapo ka nisur takimin në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Ky takim po mbahet para se të nis ai në nivel kryeministrash mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian ku pritet që të finalizohet zbatimi i marrëveshjeve për themelimin e Asociacionit të komunave serbe, energjinë, lirinë e lëvizjes si dhe atë për telekomin.