Nis takimi i opozitës së bashkuar

Ka nisur takimi në mes të tri partive të opozitës, Vetëvendosje, AAK e Nisma për Kosovën, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Në takim nuk ka ardhur lideri i Nismës, Fatmir Limaj.
VV-ja në takim përfaqësohet nga Visar Ymeri, e për shkak se Fatmir Limaj është ende në gjyq, ku mbahet seanca kundër tij për rastin MTT, në vend të tij në këtë takim marrin pjesë Bilall Sherifi dhe Xhevat Bislimi.