Fillon spërkatja kundër rriqrave në Malishevë

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Malishevës, njofton se nesër më 19 maj fillon spërkatja kundër rriqrave në fshatin Drenoc.
Në njoftim thuhet se spërkatja do të zgjasë dy ditë, dhe kërkohet kujdes dhe mbrojtje e veqant ndaj bletëve.
Kjo spërkatje është pjesë e strategjisë për parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo.