Nis shkrirja e parë mes Facebook e WhatsApp

Autori:Avdyl Pajaziti

Është dukur sikur shkrirja mes Whats App dhe Facebook do të ndodhte të nesërmen e blerjes së WhatsApp nga Mark Zuckerberg (me një shifër prej 19 miliard dollarësh), por në fakt është dashur më shumë se një vit për të parë tentativën e parë të bashkimit të dy aplikacioneve simbol të kohës sonë. (1.4 miliard përdorues në Facebok dhe 700 milionë në WhatsApp).

Logu i mirinformuar dhe i besueshëm, “Geektime”, ka qenë i pari që ka folur për telefonatat zanore në aplikacionin e mesazheve. Ky blog ka bërë me dije se shumë shpejt WhatsApp do të ketë një funksion që do të lejojë ndarjen e postimeve të bëra në Facebook, edhe në këtë aplikacion me bazë mesazhet. Risia është në fazë testimi dhe mendohet se përveç opsioneve “Komento” “Pëlqe” dhe “Shpërndaj”, për herë të parë do të jetë edhe logoja e WhatsApp dhe tasti “Dërgo”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nis-shkrirja-e-pare-mes-facebook-e-whatsapp/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala