Nis rregullimi i platosë në “Dardani”

Kanë nisur të mërkurën punimet për rregullimin e platosë në lagjen “Dardania” në afërsi të Postës së Madhe në Prishtinë .
Nga kjo plato do të hiqen pllakat e vjetra dhe do të zëvendësohen me ato të reja, projekt ky që komunës së Prishtinës i ka kushtuar mbi 100 mijë euro.
Me rastin e fillimit të punimeve në këtë projekt, i pari i Prishinës, Shpend Ahmeti tha se këto kubëza xhami janë të standardeve më të larta evropiane dhe se kanë qëndrueshmëri mbi 100 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, pos kësaj platoje së shpejti do të nis puna në rregullimin edhe të dy të tjerave në kryeqytet të cilat do të kushtojnë mbi 1 milionë euro.