Nis peticioni kundër demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Me iniciativë të Këshillit Organizativ ka nisur nënshkrimi i peticionit kundër demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.

Në peticionin i cili i drejtohet Kuvendit, Qeverisë dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, organizatorët konsiderojnë se territori i Kosovës dëmtohet për 12 mijë hektarë.

Pjesë e Këshillit Organizativ janë: Ali Lajqi, ish-kryetar i Pejës, mulla Sadri Zeka, imam në xhaminë në Jabllanicë të Pejës, Avdi Shkreli e Shefqet Balaj, raporton Indeksonline.

Ky peticion do të shpërndahet nëpër qendra të disa qyteteve në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nis-peticioni-kunder-demarkacionit-te-kosoves-me-malin-e-zi-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala