Nis ndërtimi i xhamisë së parë në Mitrovicën Veriore

Në Suhodoll të Mitrovicës është vendosur gurthemeli i xhamisë së re, e cila ka nisur të ndërtohet.
Kjo është edhe xhamia e parë e cila po ndërtohet në pjesën veriore të Mitrovicës. Kështu ka lajmëruar përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook hoxha Sabri Jonuzi.
Jonuzi po ashtu ka kërkuar edhe ndihmën e besimtarëve që të ndihmojnë përfundimin komplet të kësaj xhamie.