Nis ndërtimi i gazësjellsit TAP në Shqipëri, 18 fakte interesante

Autori:Zekirja Shabani

Ndërtimi i gazsjellësit TAP, tashmë ka nisur në Shqipëri dhe gjatë këtij viti është vlerësuar si një nga kontribuuesit që të sjellë ndikime pozitiv në ekonominë e vendit. Projekti, për Shqipërinë, jep disa fakte interesante, ja disa prej tyre :

-Rreth 13,000 tuba do të përdoren për ndërtimin e tubacionit në Shqipëri.

-Tubat janë prodhuar nga kompania gjermane Salzgitter Mannesmann International GmbH.

-Tubat kanë udhëtuar për 11 ditë nga porti gjerman i Brake deri në Portin e Durrësit.

-Tubat e parë kanë arritur në tokën shqiptare më 5 prill, ora 08:15.

-Anija e parë transportoi 1,390 tuba si dhe 73 bërryla

– Shkarkimi nga secila anije zgjat rreth 6 ditë.

-Sheshi kryesor i magazinimit është rreth 90.000 m2.

-90% e numrit të përgjithshëm të tubave që do të përdoren në seksionin shqiptar të Tubacionit do të jenë me gjatësi 18 metra, ndërsa 10% e tyre me gjatësi 12 metra.

-Diametri i brendshëm i secilit tub është 1,22 metra.

-Pesha e një tubi të vetëm prej 18 metrash është rreth 16.900 kg.

-Pesha e tubave të çelikut për seksionin prej 215 km në Shqipëri është rreth 126.000 tonë. Kjo është sa 17 herë pesha e strukturës prej çeliku në Kullën Eifel (7.300 tonë) në Paris.

-Një saldim i tubacionit ka gjatësi prej 3,83 m. Gjatësia e përgjithshme e saldimit për seksionin shqiptar të tubacionit është 16.5 km, që është pothuajse sa distanca nga Sheshi Skënderbej deri në Aeroportin e Rinasit.

-Veshja e jashtme është e përbërë prej tre shtresash polietilen (3LPE) me trashësi minimale veshjeje prej 3,3 mm dhe sasi të përgjithshme prej 825.000 m2, e barabartë me 120 fusha futbolli.

-Muret e brendshme të tubacionit janë të veshura me rrëshirë Epoksi. Qëllimi i saj kryesor është të reduktojë fërkimin e rrjedhjes së gazit dhe si rrjedhojë të kursejë energji në Stacionin e

-Trysnia maksimale e operimit në Stacionin e Kompresorëve është 95 bar, që është 50 herë më e lartë se trysnia e një gome makine.

-Toka e marrë përkohësisht për korridorin e punës së tubacionit është rreth 8.170 ha (81,7 km²) që është pothuajse sa dy herë sipërfaqja e qytetit të Tiranës.

-Toka e marrë në përdorim të përhershëm për 9 Stacionet e Valvulave të Bllokimit, 1 Stacion Kompresorësh, dhe 1 Stacion Matjesh është gjithsej 70 ha, që është e barabartë me sipërfaqen e 90 fushave futbolli.

-Volumi i gërmuar i kanaleve për seksionin e tubacionit prej 215 km në Shqipëri është 1.600.000 m³ që është e barabartë me rreth 2/3 e volumit të Piramidës së Keopsit në Egjipt.

Albania-Bosnia-and-Herzegovina-Croatia-Montenegro-TAP-IAP-Projects

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nis-ndertimi-i-gazesjellsit-tap-ne-shqiperi-18-fakte-interesante/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala