Nis kthimi i emigrantëve kosovarë

Javën tjetër nisë kthimi i emigrantëve kosovare nga disa shtete perëndimore.
Gazeta Fjala merr vesh se Qeveria e Kosovës është njoftuar dhe është duke koordinuar kthimin e qindra refugjateve kosovarë që së fundmi lëshuan vendin.
Gazeta fjala ka mësuar se më 24 shkurt të këtij viti do të kthehet një aeroplan me refugjat nga Austria. Po ashtu një tjetër do të kthehet me 26 shkurt nga Belgjika.
Burime të Gazetës Fjala kanë treguar se Qeveria e Kosovës është përgatitur për pritjen e këtyre refugjatëve.