Nis gara për koncesionimin e Rrugës së Kombit

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Shqipërisë ka shpallur garën për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit. Kjo nuk është hera e parë, pasi edhe në qeverisjen Berisha, ish-ministri Sokol Olldashi, bëri të njëjtën gjë, por procesi u bllokua pa shpjegim bindës.
Në fund të mandatit të tij të dytë, Berisha duket se e konsideroi si kundërproduktiv politikisht vendosjen e një tarife për kosovarët dhe banorët e rajoneve verilindore për të kaluar në këtë rrugë.