Nis korrja e grurit

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioni për monitorimin e fushatës se korrje-shirjeve për vitin 2015 ka mbajtur sot takim, ku ka diskutuar për mbarëvajtjen e këtij procesin.

Në këtë takim u konstatua se tashmë janë pjekur kushtet për fillimin e korrje-shirjeve, ku në disa komuna fushata ka nisur me një intensitet me të lartë dhe se do të vazhdojë edhe në komunat tjera, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Bujqësisë.

Nga sot korrje-shirjet po vazhdojnë me ritëm me të madh në Suharekë dhe Prizren.

“Komisioni, që përbëhet nga përfaqësues të shoqatave, drejtorive komunale dhe zyrtarë të MBPZHR-së, vlerësoi lartë procedimin e pagesave për përfituesit e subvencioneve për grurë, para se të fillojnë korrje-shirjet”, thuhet në njoftim.

U tha se kjo ka qenë një lehtësim shtesë për fermerët, krahas rritjes se shumës së subvencionimit, nga 125 në 150 euro për hektarë.

Komisioni në ditët në vazhdim do të monitorojë në gjithë Kosovën procesin e korrje-shirjeve dhe do të nxjerrë raporte javore dhe një raport të përgjithshëm për rendimentet dhe ecurinë e fushatës në përgjithësi.

Në Kosovë sivjet janë mbi 84 mijë hektarë tokë të mbjellë me grurë. Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka mbështetur rreth 11 mijë fermerë me subvencione, që në total përkrahja është rreth 6 milionë euro.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nis-fushata-e-korrje-shirjeve-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala