Nis ceremonia e bartjes së eshtrave të Isa Boletinit

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot duke filluar nga ora 10:30 do të nisen eshtrat e Heroit Kombëtar Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë.

Në ceremoninë që do të mbahet në fshatin Veriq, tek lagja Boletini, të Komunës së Istogut, (ku kanë qëndruar eshtrat në vitet e fundit), do të bëhet vendosja e eshtrave në arkivole dhe nga aty do të nisen për në Mitrovicë.

Në këtë ceremoni, përveç familjes së ngushtë dhe të gjerë, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, pjesëtarë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, që do ta bëjnë bartjen e eshtrave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nis-ceremonia-e-bartjes-se-eshtrave-te-isa-boletinit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala