Nipit të Adem Grabovcit i digjet shtëpia

Autori:Avdyl Pajaziti

Në orët e vona të së mërkurës ka marrë flakë shtëpia e djalit të vëllait të Adem Grabovcit – shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.
Shtëpia gjendet në Bogë të Komunës së Pejës ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.

Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com edhe vetë Adem Grabovci.

“Dje në orët e vona ka marrë flakën shtëpia e djalit të vëllait që gjendet në Bogë. Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, policia është në vendin e ngjarjes”, tha Grabovci.

I pyetur për dëmet e shkaktuara nga ky incident, Grabovci tha se “akoma nuk e dimë sa janë dëmet, nipi gjendet atje, tash do të shohim”, deklaroi Grabovci.

Zëvendëskomandanti i zjarrfikësve në Pejë, Kapllan Nikçi, e ka konfirmuar për Kallxo.com se në orët e vona të ditës së djeshme kanë intervenuar në Rugovë, në ç’ rast është djegur kulmi i një shtëpie dhe një pjesë e dritarëve. Ai tha se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Nikçi  bëri të ditur se shtëpia ka qenë e pabanueshme në ato çaste. Ai tha se dyshimet janë që dikush ia ka vënë flakën.

Kurse, Teki Syla – Zëvendëskomandant i policisë në Pejë tha për Kallxo.com se njësitet policore janë ende në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin, por ai nuk dha detaje tjera.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nipit-te-adem-grabovcit-i-digjet-shtepia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala