Nikoliq: Nuk do të armatosemi sepse Serbia s’do të luftojë më kurrë

Autori:Avdyl Pajaziti

Është e panevojshme të armatosemi, pasi që Serbia kurrë më nuk do të luftojë, por do të negociojmë vazhdimisht.

Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq duke potencuar se, në rastin e Kosovës, pikë kyçe është që Beogradi të nxjerrë nga Bashkimi Evropian atë që duhet ta pranojë.

Ai, për televizionin serb “Pink”, ka thënë se Serbia nuk do të armatoset, por ka paralajmëruar se Zagrebi pas zgjedhjeve po tregon koalicion patriotik, transmeton Koha.net.

“Kroacia megjithatë nuk mund të kthehet në të kaluarën dhe është e pamundur që të sillet si NDH-ja (Shteti i Pavarur i Kroacisë) e dikurshme”, ka thënë Nikoliq.

“E drejta jonë, gjithashtu, është që të kemi lidhje speciale me Republikën Serbe, dhe të njëjtin raport e kam edhe ndaj Kosovës e Metohisë”, ka sqaruar Nikoliq dhe ka bërë me dije se Asociacioni i Komunave serbe është një prej propozimeve të tij të para për Kosovën.

Nikoliq ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel, Vuçiq do të “ngre çështjen e gjykimit të Oliver Ivanoviqit, ndërsa shqiptarët do të insistojnë në kontrollimin e fluturimeve”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nikoliq-nuk-do-te-armatosemi-sepse-serbia-sdo-te-luftoje-me-kurre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala