Nikoliq lë të hapur mundësinë e njohjes së Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq në një intervistë për të përditshmën sllovene “Dnevnik” ka thënë se Serbia është e gatshme për hapjen e kapitujve të parë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shprehu besimin e tij se kapitujt nuk janë hapur për shkak të Kosovës.

Nikoliq ka folur edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për pranim në BE, transmeton Koha.net.

“Në qoftë se është kusht për pranimin e Serbisë në BE, njohja e pavarësisë së Kosovës, atëherë si është e mundur që pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovës”, ka thënë Nikoliq.

Kurse për mbështetjen e propozimit të Shqipërisë nga Sllovenia për futjen në agjendë të UNESCO-s , që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë, mendoj se Lubjana zyrtare nuk duhej të bashkohej në atë iniciativë.

“Ju keni mendimin tuaj, por nuk mund ta thoni publikisht. Marrëdhëniet tona me Sllovenin nuk mund të prishen, por Sllovenia duhet të ketë ndërmend që duhet të jetë lidere në diçka që e di se i dhembë Serbisë”, ka shtuar presidenti serb.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nikoliq-le-te-hapur-mundesine-e-njohjes-se-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala