Nikoliq i ftuar në ceremoninë e betimit të Thaçit si President

Autori:Zekirja Shabani

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do ta ftojë kryetarin e Serbisë, Tomislav Nikoliq në ceremoninë e betimit të tij në postin e të parit të vendit që mbahet në muajin prill.

“Do të ketë një ceremoni me rastin e marrjes së funksionit të Presidentit në fillim të prillit dhe i gëzohem edhe ftesës që kam për t`ia dërguar Presidentit Nikoliq. Ne do t’i ftojmë edhe presidentët e tjerë të rajonit. Atë e kam takuar edhe në raste të tjera. Pra, kjo nuk do të jetë diçka e panjohur për Nikoliqin”, ka thënë ai në një intervistë dhënë ditë më parë për gazetën austriake “Der Standard”.

Këto komente Thaçi i bëri pas pyetjes së kësaj të përditshmeje se a planifikon të takohet së shpejti me Nikoliqin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nikoliq-i-ftuar-ne-ceremonine-e-betimit-te-thacit-si-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala