Nikoliq hesht për marrëveshjet me Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

“Edhe heshtja është qëndrim”, i është thënë gazetës “Danas” në kabinetin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

Presidenti i Republikës së Serbisë ende nuk është deklaruar lidhur me nënshkrimin e marrëveshjeve midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.
“Danasi” shkruan se në Presidencë i është thënë se “kur presidenti do të konsiderojë se është koha, do ta paraqesë mendimin e vet”, transmeton Gazeta Fjala.

I pyetur nga gazeta “Danas” çfarë është fati i Platformës së Nikoliqit për Kosovën, pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Bruksel, në kabinet të Tomisllav Nikoliqit theksojnë se “kjo është histori në vete”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nikoliq-hesht-per-marreveshjet-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala