Nikoliq gjunjëzohet para Bashkimit Evropian

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq beson se viti 2016 do të jetë një tjetër vit plot sfida për Serbinë.

Ai më në fund i është dorëzuar Bashkimit Evropian duke mos e kritikuar në atë dozë sikur më parë për relacionet me Kosovën, transmeton Koha.net.

Kjo sipas Nikoliqit, që foli për FoNet, do të jetë për shkak se janë hapur kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian, ku përfshihet edhe Kapitulli 35 që parasheh heqjen dorë të Serbisë nga Kosova.

Hapjen e këtyre kapitujve ai e ka parë si sukses të Serbisë por që për shumë kohë edhe më parë ka qenë shumë skeptik në atë kapitull duke thënë se Kosova është më e rëndësishme se Evropa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nikoliq-gjunjezohet-para-bashkimit-evropian/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala