Nikoliq do referendum për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilltarja për medie e kryetarit të Serbisë, Stanislava Pak, ka thënë se Tomislav Nikoliq është për mbajtje të referendumit për Kosovën.

Pak ka deklaruar se do të bëjë gjithçka për të hyrë në BE, porse, që nga fillimi ka thënë se nuk do të përmbushë kushtin e pranimit të pavarësisë së Kosovës.

“Kryetari ka theksuar se rreth kësaj do të ishte mirë që qytetarët në fund të pyeten në mënyrë eksplicite”, ka thënë Pak për TV Pink, transmeton Koha.net.

Ajo ka përkujtuar se Nikoliq ka theksuar se nëse shumica qytetare i thotë po pavarësisë së Kosovës, ai do të largohet nga posti i presidentit.

Nga ne nuk është kërkuar që në mënyrë eksplicite ta pranojmë Kosovën, por kjo shpie në të sepse çdo letër e ardhshme të cilën e marrim është plotësim i dëshirave të tyre prandaj po e kuptojmë si kërkesë eksplicite, ka deklaruar presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliqi, pas bisedave me kryeministrin Aleksandar Vuçiqin, dhe ka paralajmëruar që kreu i shtetit do të takohet sot edhe njëherë.

Çështja e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe raportit ndaj Kosovës do të zgjidhet përmes ndonjë formule e cila arrihet përmes diplomacisë, është i bindur ish-zëvendësi i kryeministrit të Austrisë, Erhard Busek. Jam i bindur se do të vijojë vendimi BE për anëtarësim të Serbisë në të cilën flitet për Kosovën si pjesë e këtij shteti. Do të trillojnë ndonjë formulë. Diplomacia kështu punon, ka thënë Busek.

Ndërsa analisti politik Dushan Janjiqi ka thënë për TVN1 që në këtë moment referendumi nuk do ta zgjidhte asnjë problem, dhe që, siç ka thënë, ky nuk do të ishte referendum për Kosovën, por për ndërprerjen e rrugës evropiane.

Shefi i grupit të deputetëve i PD, Borisllav Stefanoviq, ka deklaruar se projekt-amendamenti në kaptinën 35, që ka të bëjë me Kosovën, është fiasko më e madhe e politikës së Jashtme e Serbisë që nga Rambuje.

“Ajo që ka ndodhur mbrëmë në Bruksel konfirmon se qeveria jonë është treguar naive. Është folur për miqësinë me Gjermaninë kurse nga Gjermania na e dërgon një amendament të tillë, ky nuk është naivitet”, ka thënë Stefanoviqi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nikoliq-do-referendum-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala