Nikoliq: Çdo gjë në Kosovë është e Serbisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka thënë se Serbia vazhdon përpjeket për pengimin e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat e Kombeve të Bashkuara.

Nikoliq ka shkuar aq larg sa ka thënë se Serbia e ka ruajtur këtë vend për 11 shekuj dhe çdo gjë në Kosovë, përfshirë edhe territorin nuk mund të jenë kosovare, por vetëm serbe.

“Po bëjmë përpjekje të mëdha që të bindim njerëzit në të gjithë botën me argumentin se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s, pasi që trashëgimia kulturore dhe historia e Kosovës janë tërësisht të Serbisë. Nëse e kemi ruajtur 11 shekuj, ne serbët do ta ruajmë edhe më tej, sepse gjeografia dhe ajo që gjendet në territorin e Kosovës, nuk mund të jenë kosovare, por vetëm serbe”, ka thënë Nikoliq, transmeton Indeksonline.

Nikoliq ka thënë se përpjekjet e Serbisë janë në një mënyrë shpesh të padukshme, pasi shprehen aty ku veprojnë forcat qeveritare.

Sipas tij, për ta penguar rrugën e Kosovës drejt organizatave ndëkombëtare Serbia nuk do të ndalë përpjekjet asnjëherë, edhe pse ndonjëherë mund të jetë torturuese.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/nikoliq-cdo-gje-ne-kosove-eshte-e-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala