Ngrohtë këtë javë

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se këtë javë do të mbajë mot kryesisht me diell, kohë pas kohe me vranësira dhe me riga shiu. Temperaturat e mëngjesit do të jenë prej 6-9C, ndërsa ato të ditës ndërmjet 25 dhe 29 gradë celsius.

Sipas këtij instituti dita e sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të pjesëshme të cilat nëpër viset malore mund të sjellin riga të izoluara të shiut.

Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 6C -9C celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 25C -27C celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.

Të martën dhe të mërkurën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26C -28C celsius.

Ndërkaq, gjatë së enjtjes dhe së premtes parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 7C -9C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27C -29C.

Për vikend parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ngrohte-kete-jave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala