Ngritje të temperaturave gjatë fundjavës

Autori:Gazeta Fjala

Deri nga mesi i javës do të vazhdoj të mbajë mot i ftohtë, me vransira dhe mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat maksimale do të sillen nga 12C deri 14C. Në pjesën e dytë të javës do të ketë intervale më të gjata me diell dhe rritje të temperaturave gjatë fundjavës deri në 22C.

Pas kalimit të ciklonit PATRICK mbi rajon që solli vransira dhe reshje shiu, gjatë javës së shkuar, zona me presion të lartë janë shtrirë përgjatë veriut të kontinentit, ku kanë hapur rrugën për të depërtuar rryma të ftohta ajrore nga Arktiku, deri në zona mesdhetare përfshi edhe vendin tonë.

Si rrjedhojë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht me vransira me mundësi për riga lokale shiu, sidomos gjatë ditës së mërkurë. Temperaturat minimale do të sillen nga 9C deri 10C, e maksimalet nga 12C deri 14C, që janë dukshëm nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Era do të fryejë mesatarisht nga verilindja 3-7m/s.

Derisa rrymat e ftohta ajrore do të shtrihen edhe mbi Europën perëndimore, gjatë mesit të javës një ciklon nga Mesdheu do të depërtoj përgjatë gadishullit Apenin, duke sjellur mbi rajonin tonë masa më të ngrohta ajrore gjatë fundjavës. Nga dita e enjte do të ketë intervale më të gjata me diell dhe temperaturat do të shënojnë rritje, me maksimale nga 17C, të enjten, deri në 22C, të shtunën.
Ndërsa temperaturat minimale, për shkak të kthjellimeve, gjatë mëngjesit pritet të zbresin në 6C deri 7C. Era do të vazhdoj të fryejë nga verilindja, por më lehtë 2-4m/s, në ndërkohë që shtypja atmosferike gjatë javës do të ngritet mbi vlera normale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ngritje-te-temperaturave-gjate-fundjaves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala