Ngritet flamuri i Amerikës tek “Bill Clinton”

Me rastin e 239 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shoqata “Miqtë e Amerikës” ka ngritur sot flamurin e Amerikës në sheshin Bill Clinton, për të treguar se kosovarët e duan Amerikën dhe iu bashkohen festave të tyre.
Drejtori i Ambasadës Amerikane në Kosovë, Jefferey Jamison tha se është i lumtur që po i bëhet një nder i veçantë shtetit të tij nga Miqtë e Amerikës.
Njëjtë edhe përfaqësuesi i shoqatës Miqtë e Amerikës, Agim Rexhepi u shpreh i lumtur dhe tha se po i zhvillojnë këto aktivitete me qëllimin që të falënderojmë Amerikën për gjithë kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës.
Për ta shënuar këtë ditë, Rexhepi tha se kanë organizuar edhe disa aktivitete të tjera si ekspozitën një ditore nga Idriz Berisha dhe një gala mbrëmje në Istog.