Ngritet aktakuzë për gardianin e burgut të Prizrenit

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet K.L, nga komuna e Prizrenit.

I akuzuari K.L, dyshohet se gjatë periudhës kohore maj – qershor 2014, në kohë të pacaktuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar, oficer korrektues, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë për vete dhe për personat tjerë të paraburgosur, B.B., dhe N.K..

Po ashtu, ai ka shkaktuar qëllimisht dëme, personave të tjetër dhe organit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Në këtë mënyrë ai ka dhënë në përdorim dhe shfrytëzim telefona mobil, adapter së bashku me sim-kartelat, medikamente, cigare për shuma të caktuar të parave, 150 – 200 euro për të paraburgosurit B.B dhe N.K.

I akuzuari këto shërbime i ka realizuar përmes kontakteve telefonike që ka pasur me djalin e B.B., dhe djalin e N.K., gjë që vërtetohet nga hyrje-daljet e bisedave telefonike të akuzuarit K.L., me këta persona.

Me këtë i akuzuari K.L, dyshohet se ka kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ngritet-aktakuze-per-gardianin-e-burgut-te-prizrenit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala