Ngritët aktakuzë ndaj një personi për krime lufte

Autori:Avdyl Pajaziti

I pandehuri akuzohet për “vrasje, paraburgim të paligjshëm, kushte jonjerëzore, torturë, shkelje e paprekshmërisë fizike apo shëndeteti, burgosje e paligjshme dhe shkelje e paprekshmërisë fizike apo shëndeti”.

Siç njofton Prokuroria Speciale e Kosovës, (PSRK) të gjitha këto vepra “si krime lufte që dënohet me nenin 22 dhe 142 të KPRSFJ, aktualisht i dënueshëm sipas nenit 31, dhe 152 të KPK-së, në shkelje të nenit të Përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949 dhe të nenit 4 dhe 5 të Protokollit të II-të Shtesë të vitit 1977. I pandehuri po ashtu është i akuzuar edhe për Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim apo përdorim të armëve, në shkelje të nenit 374, paragrafi 1, në lidhje me nenin 120, pika 38, të KPK-së 2013”.

“Aktakuza është ngritur nga një Prokurorë i PSRK-së as një hetimi të gjatë dhe komplekse nga policia e EULEX-it”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, raporton lajmi.net.

Rasti Kukësi ka të bëjë me krime të pretenduara të disa personave, të cilët kanë kryer krime lufte, duke shkelur të ligjet ndërkombëtare në kohën e luftës, në mes të prillit dhe qershorit të vitit 1999. Ngjarjet besohen se kanë ndodhur në një bazë ushtarake të UÇK-së të vendosur në Kukës të Shqipërisë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ngritet-aktakuze-ndaj-nje-personi-per-krime-lufte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala