Ngrihet padi kundër 29 të arrestuarve në rastin e Kumanovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokuroria Publike e Maqedonisë ka ngritur të mërkurën akuzë për terrorizëm kundër 29 personave të cilët tash disa muaj ndodhen në paraburgim, lidhur me luftimet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj.

Në njoftim thuhet se në bazë të dëshmive të deritanishme nga hetimet e kryera lidhur me ngjarjet në Kumanovë, prokurori publik kompetent ka paraqitur padi kundër 29 personave pranë prokurorisë publik të Shkupit.

“Të akuzuarit akuzohet për vepra penale ‘organizata terroriste’ në bazë të nenit 394-a dhe “terrorizëm” në bazë të nenit 396-b të ligjit penal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i angazhuar për këtë rast gjithashtu ka vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit për personat e arrestuar.

Në luftimet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë mes forcave speciale policore dhe një grupi të armatosur i prezantuar si “Ushtria Çlirimtare Kombëtare”, janë vrarë 18 persona, prej tyre 8 policë dhe 10 anëtarë të grupit, ndërsa 29 të tjerë janë arrestuar, shumica e të cilëve janë shtetas të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ngrihet-padi-kunder-29-te-arrestuarve-ne-rastin-e-kumanoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala