Ngrihet aktakuzë ndaj 29 të arrestuarve nga ngjarjet e Kumanovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Është ngritur aktakuzë ndaj 29 personave të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e muajit maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Të dyshuarve u është ngarkuar akuza për vepër penale si “Organizatë terroriste” nga neni 394-a dhe “Terrorizëm” nga neni 394-b nga Kodi Penal.

“Në bazë të dëshmive të deritanishme nga hetimet për ngjarjet e Kumanovës në 9 dhe 10 maj të këtij viti Prokurori publik përgjegjës nag zyra e Prokurorisë publike për ndjekje penale të Krimit të organizuar dhe korrupsionit deri te Gjykata themelore e Shkupi ka ngritur padi ndaj 29 personave.” – njoftojnë nga Prokuroria publike, njofton Portalb.

Ata shtojnë se Prokurori publik përgjegjës ka dhënë propozim për të zgjatur masën e paraburgimit për të akuzuarit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ngrihet-aktakuze-ndaj-29-te-arrestuarve-nga-ngjarjet-e-kumanoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala