Ngrihet aktakuzë kundër një kirurgu në Pejë

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në Prishtinë përmes një njoftimi për medie bën të ditur se Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Pejë, kundër kirurgut të Spitalit Rajonal të Pejës, B.R., për dy vepra penale, marrje të ryshfetit nga neni 428/1 të KPRK-së.