Ngrënia e thonjve, shenjë e njerëzve perfeksionistë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ngrënia e thonjve për një kohë të gjatë është parë si shenjë e personave nervozë dhe ankthiozë, madje edhe si sëmundje. Por një studim i ri ka treguar se zakoni i çuditshëm mund të jetë në fakt shenjë e njerëzve perfeksionistë. Ekspertët, gjithashtu kanë treguar se kjo sjellje nuk është shenjë e ankthit.

Në testet e realizuara nga ekspertët, pjesëmarrësit ishin më të prirur për të ngrënë thonjtë në momentin që frustroheshin ose mërziteshin nga dikush, të dyja shenja tipike të njerëzve perfeksionistë, ose njerëz që preferojnë ta kenë jetën tërësisht të organizuar.

“Ne besojmë se njerëzit me këtë lloj sjelljeje të përsëritur mund të jenë perfeksionistë, çka do të thotë se ata janë të paaftë për t’u rehatuar apo performuar në një ambient normal për njerëz të tjerë, tha profesor Kieron O’Connor nga Universiteti i Montrealit.

Prandaj ata janë më të prirur drejt frustrimit, padurimit dhe pakënaqësisë kur nuk arrijnë qëllimet e tyre. Perfeksionistët, gjithashtu e përjetojnë në nivel më të mërzinë’, shtoi ai

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ngrenia-e-thonjve-shenje-e-njerezve-perfeksioniste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala